05 Maj 2024

KEK mbështet personat me nevoja te veçanta

Prishtinë, 12 nëntor - Përkundër angazhimeve rreth aftësimit të të gjitha njësive gjeneruese, për stabilizim të prodhimit para sezonit të dimrit, KEK-u është duke vazhduar përmbushjen e objektivave që ka rreth përgjegjësisë shoqërore dhe thellimin e partneritetit me ambientin ku operon.

Në këtë vijë, sot me 12.11.204, Korporata Energjetike e Kosovës sh.a., ka nënshkruar një marrëveshje për përkrahje të personave me Sindromin Down.

Me anë të kësaj Marrëveshje,Korporata do të mbështesë hapjen e Ndërrmarjes Sociale –Linja e paketimit të mjaltit, përmes së cilës do të behet aftësimi profesional dhe punësimi i qëndrueshëm i personave me aftësi te kufizuar. 

“Përkundër angazhimeve madhore dhe sfidave për stabilizim dhe rritje së prodhimit në rrethanat e vështira të operimit, Korporata ka parasysh gjithmonë përgjegjësin e gjithëmbarshme shoqërore që ka të shprehur edhe përmes kësaj përkrahje për personat në nevojë” tha me këtë rast z. Arben Gjukaj- Drejtor Menaxhues i KEK-ut.

Me këtë rast, Drejtoresha Ekzekutive e shoqatës Down Sindrom Kosova, znj. Sebahate Beqiri, në emër të mbi 700 personave sa janë në tërë Kosovën të prekur me këtë sindrom, dhe prindërve të tyre shprehu faleminderimin e thellë për këtë përkrahje.

Ajo shprehu konsideratë  të madhe për KEK-un, Bordin dhe menaxhmentin, të cilët treguan jo vetëm vullnetin e mirë, por edhe gatishmërinë konkrete për të ndihmuar punësimin e qëndrueshëm dhe integrimin në shoqëri të personave me nevoja te veçanta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)