10 Maj 2024

KEK kthen në punë termocentralin A3

Prishtinë, 3 shkurt - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) më shumë sukses ka arritë që në muajin më të vështirë në dekadat e fundit si pasojë e kushteve ekstreme klimatike, ti mbaj të gjitha njësitë në operim.

Skender Bucolli zëdhënës i KEK-ut ka thënë se këtyre kushteve të rënda klimatike nuk i ka kaluar pa pasoja as KEK-u, dhe duke qenë se tani më ka një ngritje të temperaturave, konformë obligimeve që KEK ka është detyruar t\'i marr disa veprime.

Në termocentralin Kosova A, si pasojë e këtyre kushteve klimatike gjatë Janarit, gjendja e njësive sipas Bucollit është rënduar tejmase dhe nevoja për intervenim ka qenë e pa evitueshme, në mënyrë që të shmangim ndonjë ndalesë emergjente.

Si rrjedhojë, KEK-u ka qenë i obliguar të ndal njësin A-5 dhe ka bërë maksimumin që konform procedurave ta zavendësojmë më njësinë A-3.

\"Andaj, edhe angazhimi maksimal i punëtorëve dhe drejtuesve të KEK-ut ka rezultuar me sukses dhe kjo njesi tashme është në operim. Më saktësishtë, blloku A-3 u sinkronizua me rrjetin në ora 20:20, datë: 03.02.2017.\"

\"Perndryshe,  përkundër faktit se operimi në termocentrale gjatë këtij moti të ligë dhe temperaturave jashtëzakonisht të ulëta ka qenë tepër i vështir, ku shumica e vendeve te rajonit kanë qenë të detyruaratë përgjysmojnë prodhimin, falë angazhimit maksimal të punëtorëve të KEK-ut, kemi arritur, jo vetëm ti mbajmë në operim të gjitha njësitë, por edhe ta realizojmë prodhimin e planifikuar me përpikëri\", ka theksuar Bucolli.

Prandaj, muajin Janar, kur kërkesa për konsum është më e larta gjatë gjithë vitit, KEK-u, e ka realizuar planin me një mesatare prej 96.8%.

Sa i përket furnizimit të konsumatorëve sipas licencës kjo kompetence sipas Bucollit bie mbi përgjithësinë e plotë të furnizuesit publik KEDS/KESCO, qe ka te drejtën dhe përgjegjësinë ekskluzive si për blerje të energjisë nga KEK-u ashtu dhe importin nga regjioni kur ka munges të energjisë.

KEK-u është i licensuar vetëm për eksploatimin e thëngjillit dhe gjenerimin e energjis elektrike.

\"Si rrjedhoj, çdo mos realizim i planifikimit apo devijim nga plani ndikon drejtpërdrejt në të hyrat e KEK-ut pasi që pagesa bëhet në bazë të prodhimit. Pra në jemi palë e dëmtuar dhe asnjë Iicencuar tjetër  pasi që kemi tarifa të rregulluara\", ka theksuar Bucolli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)