28 Prill 2024

KEK: KOSTT-i, shkaktar i territ të mbrëmshëm

Prishtinë, 16 tetor- Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës, thekson se ndërprerja e energjisë elektrike që ndodhi mbrëmë për rreth 2 orë në qendër të Prishtinës dhe në Dardani, prej orës 20:00 deri rreth orës 22:00, ka ndodhur për shkak të prishjeve në stabilimentet e KOSTT-it.

Gjithnjë sipas KEK-ut, kjo prishje ka bërë që të dalë jashtë sistemit nënstacioni 110 kV (kilovolt) Prishtina III, duke lënë në terr një numër të madh të konsumatorëve në kryeqytet.

“Gjendja është stile dhe nuk ka reduktime”, thuhet në një komunikatë KEK-ut i cila shton se ndërprerja nuk kishte të bënte më rikthim të reduktimeve në kryeqytet, siç kanë raportuar disa media.

Kurse KOSTT njofton se rreth orës 20:00 si pasojë e lidhjes së shkurtër në daljet 10kV (të KEK-ut) ka ardhur deri te rënia e NS 110/10kV Prishtina 3. Me këtë rast është dëmtuar një transfomator rrymor në anën 10kV në fushën e transformatorit, i cili edhe ka shkaktuar rënien e transformatorit energjetik T1 në NS 110/10kV Prishtina 3, ndërsa transformatori T2 ka qenë jashtë pune për qëllime të mirëmbajtjes.

“Ekipet kujdestare të KOSTT-it kanë ndërmarrë masa të menjëhershme dhe në afat rekord deri në ora 21:36 kanë eliminuar prishjen dhe kanë kthyer në funksion Transformatorin T1”, thuhet në njoftim.

KOSTT, kërkon mirëkuptim nga qytetarët për kufizimet në furnizim me energji elektrike që janë shkaktuar si pasojë e kësaj rënie

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)