11 Maj 2024

KEK ka shpërndarë dhurata për nxënësit e Komunës së Obiliqit

Prishtinë, 21 dhjetor - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) me rastin e festave të Vitit të Ri, sot ka shpërndarë 330 pako me dhurata për fëmijët dhe nxënësit e komunës së Obiliqit.

Në këtë rast 101 nxënës të shkollës Fillore “MIGJENI” në Sibovc kanë mirëpritur dhuratat.

“Ky është një gjest bujar për komunitetin, e falenderoj KEK-un që i bënë nxënësit të buzëqeshin”, tha përfaqësuesja e shkollës Leonora Sadiku.

Dhurata janë shperndarë edhe në shkollën fillore “Fazli Grajqevci” në fshatin Hade dhe Lajthisht, si dhe  shkollën fillore “Abdurrahman Gërguri në Dardhishtë.

KEK-u ka pas nderin që sot të ndaj dhurata edhe për fëmijët e invalidëve të luftës, dega e Obiliqit.

Zyrtarët e KEK-ut duke u shpërndar dhuratat I uruan festat të gjithë nxënësve dhe fëmijëve të Komunës së Obiliqit.

“Ndihem jashtëzakonisht I privilegjuar që sot në emër të KEK-ut pata mundësin tu ndaj nga një dhurate nxënësve në rrethinën ku ne operojmë, me të vërtët është kënaqësi të jesh në mesin e nxënësve në raste të tilla gëzimi” theksoi Skënder Bucolli, Drejtor I Marrëdhënieve me Publikun dhe Komunitetin në KEK.

Inicijativën e KEK-ut e ka përshëndetur edhe Kryetari I Komunës Xhafer Gashi, I cili edhe ka qenë present gjatë shpërndarjes së dhuratave.

 “Falenderojmë KEK-un që sot I gëzuan fëmijët e rrethines së Obiliqit dhe shpresoj që ndihma e KEK-ut për komunitetin do të vazhdoj edhe në të ardhmën” u shpreh z. Gashi.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)