05 Maj 2024

KEK dhe ELEM nga Maqedonia me marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë, 18 janar - Drejtori Menaxhues, Arben Gjukaj me menaxhmentin  e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë pritur në një takim bashkëpunimi Hristijan Mickovski- drejtor menaxhues i kompanisë shtetërore të prodhimit të energjiis ELEM sh.a. nga Maqedonia i shoqëruar edhe nga menaxhmenti i kësaj kompanie.

Mickovski njëherish është edhe këshilltar për energji i Kryeministrit të Maqedonisë.

Gjukaj dhe Mickovski, kanë  diskutuar për gjendjen e vështirë si pasojë e kushteve klimatike dhe tejkalimit të kësaj gjendje me shumë sukses nga ana e KEK-ut deri me tani.

Në këtë takim është diskutuar mundësia e bashkëpunimit në mes dy kompanive në rrethanat e tregut te hapur ne regjion dhe mundesi tjera për  të mirë të sistemit energjetik të të dyja vendeve.

Si rrjedhojë në një të ardhme të afërt pritët të nënshkruhet edhe një marrëveshje bashkëpunimi me të cilën do të definohen kushtet e bashkëpunimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)