02 Maj 2024

KEDS shpërndau 50 tableta për studentët e akademisë

Prishtinë, 26 qershor - KEDS ka shpërndarë 50 tableta për të gjithë studentët dhe nxënësit e KEDS Akademisë. Shpërndarja e tabletave është bërë me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm të njohurive të tyre pëmes formave më moderne të teknologjisë.

Studentët janë ndarë mjaft të kënaqur nga dhurata e KEDS-it. Tabletat e tipit Samsung Galaxy janë fjala e fundit e teknologjisë nga ky gjigant botëror i pajisjeve telekomunikuese.

Shpërndarja e tabletave është bërë nga udhëheqësit e KEDS-it dhe mysafirët e pranishëm, duke përfshirë Drejtorin e Përgjithshëm, z. George Karagutoff, anëtarin e bordit, Mesut Serhat Dinc, rektorin e UP-së “Hasan Prishtina”, Anton Berishaj, ambasadoren e Turqisë në Kosovë, shkëlqesia e saj... 

Fisnik Kusari, student e ka mirëpritur pajisjen me tablet. “Sot jemi periudhën e avancimeve teknologjike me hapa të shpejtë. Të jesh në hap me kohën, patjetër duhet të jesh edhe i pajisur me teknologjinë më të përparuar. E falënderoj KEDS-in për këtë dhuratë, e cila më ndihmon për të qenë në trend të zhvillimeve mua si studentë në përfundim të studimeve të elektron”, tha Kusari, pjesëtar i KEDS Akademisë.   

Shpërndarja e tabletave është bërë së bashku me shpërndarjen e certifikatave të njohura ndërkombëtarisht me rastin e diplomimit të gjeneratës së parë të KEDS Akademisë, të mbajtur të mërkurën, me 25 qershor në hotelin Emerald. 

KEDS Akademia është projekt i iniciuar nga KEDS për të ofruar programe të akredituara për studentë të institucioneve të arsimit të lartë dhe programe tjera interaktive për nxënësit e shkollave të mesme teknike në Kosovë me qëllim të zvogëlimit të numrit të papunësisë duke ofruar punësim në KEDS dhe / ose njohuri për punësim në ndërmarrje tjera të ngjashme.

Në vitin e parë pjesë e akademisë janë 20 studentë të vitit të fundit të degës së elektrikës në Fakultetin e Inxhinjerisë Elektrke të Univerzitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe 30 nxënës nga dy shkollat e mesme teknike, asaj të Prishtinë dhe Obilicit.

Programi i gjeneratës së parë që tashmë është përmbyllur kishte dy drejtime, atë të Udhëheqësisë dhe Teknik Industrial.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)