15 Maj 2024

KEDS ndërton një linjë shtesë në Drenas dhe Park të biznesit

Prishtinë, 4 tetor - Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se është stabilizuar furnizimi me energji elektrike për Komunën e Drenasit dhe disa fshatra përreth, ku kishte probleme në furnizim së fundmi. Pos furnizimit stabil, aty tashmë nuk ka as rënie të tensionit, falë punës së palodhshme të punëtorëve të kompanisë.

KEDS njofton se gjatë këtyre ditëve në Drenas dhe disa fshatra rreth tij, duke përfshirë edhe Parkun e Biznesit është duke bërë investime/revizionim të rrjetit. Intervenimet po bëhen për të siguruar energji më stabile kur po hyjmë në periudhën e dimrit.

Nga këto intervenime pritet që të ketë shërbime stabile dhe të sigurta, të ketë numër më të vogël të prishjeve. Ky investim nënkupton edhe krijimin e  një linje alternative shtesë për furnizim që do ta rris edhe më tepër kualitetin e shërbimeve dhe sigurninë e furnizimit si për Drenasin me fshatrat përreth, ashtu edhe për Parkun e Biznesit, kur dihet rëndësia e tij dhe e afarizmit të bizneseve të alokuara aty.

Intervenimet janë të domosdoshme, pasi bëhet fjalë për asete të vjetruara që nuk garantojnë siguri në furnizim. Kjo është dëshmuar edhe dje, me 3 tetor 2016, kur ka patur probleme me furnizim si pasojë e një prishje që ka shkaktuar ndaljen e detyruar të linjës 35kV (kilovolt) që furnizon Drenasin dhe fshatrat përreth në pjesën jugore të kësaj komune.

Por, ekipet e KEDS-it kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur të sanojnë prishjen në kohën më të shkurtër të mundshme dhe brenda disa orësh janë rikthyer pos linjës 35 kV edhe daljet 10 kV që ishin jashtë pune.

KEDS kërkon ndjesë ndaj konsumatorëve dhe mirëkuptimin e tyre për furnizimin jo të rregullt gjatë kësaj kohe duke i siguruar se po bën më të mirën të mundshme që të sigurojë për ta shërbime sa më kualitative.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)