06 Maj 2024

KEDS ndërron shtyllat përçuese të energjisë

Prishtinë, 6 nëntor - Në kuadër të projekteve investuese të Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) është në proces të ndërrimit të shtyllave përçuese të energjisë elektrike në Kosovë.

KEDS ka njoftuar se shtyllat ndërrohen me qëllim të përmirësimit të rrjetit të distribuimit dhe të minimizimit të humbjeve teknike dhe humbjeve tjera gjatë distribuimit.

Besojmë që shtyllat e reja do të luajnë rrol të rëndësishëm në ngritjen e qëndrueshmërisë së pajisjeve në terren duke marrë parasysh se shtyllat e drurit zëvendësohen me ato te betonit.

“Shtyllat do të përmirësojnë kushtet e sigurisë në distribuim dhe sigurisë së përgjithshme të qytetarëve. KEDS do të investojë shumë të përgjithshme prej 17 milion Euro deri në fund të vitit 2013, shumë kjo që tejkalon zotimet e KEDS për investime, pas përfundimit të procesit të privatizimit së rrjetit të distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike.

Në periudhë 15 vjeçare, KEDS do të investojë më shumë se 300 milion Euro. Investimet bëhen me qëllim të zvogëlimit të humbjeve në distribuimin e energjisë elektrike, ngritjes së kapacitetit të distribuimit, të përmirësimit të përgjithshëm të rrjetit të distribuimit dhe përfundimisht, me qëllim të ndriçimit të çdo pjese të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar KEDS.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)