06 Maj 2024

KEDS ndërroi 200 transformatorë për 1 vit

Prishtinë, 15 korrik - KEDS ka ndërruar për një vit, përkatësisht për periudhën korrik 2014- korrik 2015, fiks  200 transformatorë anekënd Kosovës. Ndërrimi i tyre është bërë për të evituar mbingarkesën në vendbanime të ndryshme.

Të gjitha këto punë janë kryer me qëllime të mirëmbajtjes së rrjetit elektrik.

“Këto masa preventive po ndërmerren me qëllim që konsumatorët të kenë energji sa më kualitative dhe numër sa më të vogël të prishjeve. Efektet e mirëmbajtjes preventive janë ndier menjëherë. Sot, mijëra konsumatorë kanë numër më të vogël të prishjeve dhe shërbime më kualitative”, thotë Armend Ymeri, menaxher në KEDS.

Paralel me vendosjen e transformatorëve, janë pastruar afro 1000 kilometra trase, sikurse janë vendosur 100 kilometra instalime të reja të kabllove nëntokësore dhe atyre bistek. Këtu hyjnë vetëm punët e mirëmbajtjes dhe jo të investimeve.

Në kuadër të sajë, nuk kanë munguar as shtyllat e reja elektrike të të gjitha llojeve. Vetëm brenda vitit të fundit janë vendosur mbi 3500 sish në tërë Kosovën.  KEDS, gjithashtu gjatë periudhës një vjeçare ka ndërruar dhe riparuar mbi 21 mijë konduktorë.

I gjithë ky intervenim ka një synim të qartë- rrjeti i trashëguar nga koha kur distribucioni ishte aset publik, të përmirësohet dhe të ofrojë shërbime të standardeve më të larta. Në vitin 2015 punët vetëm janë intensifikuar. Në pranverë KEDS ka identifikuar vendbanimet me rënie të tensionit dhe 39 të tilla tashmë kanë tension stabil. Deri në fund të vitit parashihet që ky numër të arrijë në 120 vendbanime.

Ky mision është përmbushje e KEDS-it që të jetë sa më afër konsumatorëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)