05 Maj 2024

KEDS me linjë të re për QKUK

Prishtinë, 28 shkurt - KEDS ka ndërtuar edhe një linjë për furnizim me energji elektrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Tashmë konsumatori më me prioritet i KEDS ka tri linja, dy nga të cilat janë vazhdimisht rezervë.

QKUK tashmë ka furnizim nga dalja 10 kV amper numër  27 që vjen nga nënstacioni më i ri i KEDS, Prishtina 7.

“Kjo dalje rrit sigurinë e furnizimit me energji elektrike të QKUK-së. Furnizimi është shumë më kualitativ dhe tregon seriozitetin e KEDS në investimet e reja, sidomos për konsumatorët e ndjeshëm”, thotë Ali Ibishi, menaxher i Rrjetit në Distriktin e Prishtinës."

"Me linjën e re nënkuptohet se në rast prishje, QKUK mund të furnizohet nga linja tjetër, e nëse ndodh të prishet edha ajo, ekziston edhe një linjë tjetër rezervë. “Ne do të dëshironim dhe jemi të gatshëm që furnizimi në rast prishje të bëhet me automatizëm nga dalja tjetër, por fatkeqësisht këtë nuk e lejon infrastruktura e brendshme e QKUK-së. Por sa i përket KEDS siguria është maksimale”, shton Ibishi.

Dalja 27 është pjesë e projektit madhor të punimit të Daljeve të Tensionit të Mesëm nga nënstacioni modern 110/10(20) kV  Prishtina 7. KEDS në këtë projekt deri tash ka investuar mbi 1,2 milionë euro.

Vetëm dy javë me herët, në fillim të muajit shkurt KEDS kishte lëshuar në punë edhe dy dalje 10 kV (kilovolt) në këtë nënstacion, që bëjnë distribuimin e energjisë elektrike për pjesën jugore të kryeqytetit, të njohur si Prishtina e Re.  Nga ky projekt kanë përfituar rreth 1200 konsumatorë të lagjes Veterniku të Prishtinës.

Nga funksionalizimi i plotë i këtij nënstacioni përfitues direkt janë konsumatorët e lagjeve Veterniku, Lagjja e Spitalit, Mati I, Hajvalia dhe Çagllavica. Përfitues janë edhe miniera e Kishnicës dhe asetet e ndërmarrjes për furnizim me ujë “Prishtina”.

Ndërtimi i këtij nënstacioni do të lirojë nga mbingarkesa edhe asetet tjera sidomos ato në TS 110/10 kV Prishtina 2, TS 35/10 kV Prishtina II, Prishtina III dhe Badovci. Pra, përfitimi është i shumanshëm dhe nënkupton shërbime më kualitative për më tepër se 100 mijë qytetarë dhe biznese.

Projekti parashihet të përfundojë në fund të muajit mars 2014. Ky është pjesë e investimeve të parashikuara nga kompania në shumën prej 110 milionë eurosh në 5 vitet e ardhshme dhe një shumë prej më shumë se 300 milionë euro në periudhën 15- vjeçare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)