10 Maj 2024

KEDS-i investon ne Studenqan me kabllo dhe shtylla te reja

Prishtinë, 5 dhjetor - Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), në kuadër të Planit Zhvillimor,  vazhdon të investojë në rajonin e Prizrenit. Investimet e fundit KEDS-i, po i realizon  në  fshatin Studenqan të Suharekës.  

Bujar Arifi, menaxher për projekte në KEDS tha se në këtë fshat,  janë duke u ndërruar kabllot e reja për 125 shtëpi.

“Aktualisht në fshatin Studenqan jemi në fazën e tërheqjes dhe vendosjes së kabllove bystek në linjat kryesore”, tha  Arifi.

Sipas tij, varësisht nga nevoja, bashkë me kabllo, janë duke u vendosur edhe shtylla të reja të betonit.

Banorët e fshatit Studenqan, ndërkaq  shpresojnë se pas ndërrimit të rrjetit elektrik, do të përmirësohet furnizimi me energji elektrike.

“Rrjetin e kemi pasur shumë të dobët. Telat janë kanë të vjetra, kemi pasur nevojë për këtë investim dhe ndërrim të rrjetit elektrik”, tregon banori i fshatit Dion Gashi.

Sipas tij, rrjeti i dëmtuar i energjisë elektrike ka paraqitur rrezik për jetën e banorëve të fshatit.

“Shyqyr që nuk kemi pasur viktima në njerëz, sepse çdo herë kur ka pasur erëra të forta, telat dhe shtyllat elektrike kanë përfunduar në tokë”, shprehet ai.

Gashi kërkon nga KEDS, që pas përfundimit të projektit, të hiqen kabllot dhe shtyllat  e vjetra.

Bujar Arifi, menaxher për projekte në KEDS, garanton se kabllot dhe  shtyllat e vjetra do të hiqen dhe  dërgohen në depo.

Heqja e rrjetit të vjetër, sipas tij, do të bëhet pas përfundimit të punimeve.
“Sapo të përfundojmë projektin, do të heqim kabllot dhe shtyllat e vjetra, siç edhe parashihet në projekt ”, tregon Arifi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)