05 Maj 2024

KDP i TC “Kosova e Re” diskuton modalitetet e projektit

Prishtinë, 26 korrik - Komiteti Drejtues i Projektit (KDP) të Termocentralit “Kosova e Re, i udhëhequr nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli mbajti takimin e radhës ku u diskutuan të zhvillimet më reja rreth projektit.

KDP TC Kosova e Re u informua nga Këshilltari i Transaksionit rreth gjendjes aktuale të Projektit, statusit të ofertuesve të para-kualifikuar, zhvillimeve tjera rreth projektit si dhe u prezantuan komentet e ofertuesve të para-kualifikuar të paraqitura konform Kërkesës për Propozime.

Këshilltari i Transaksionit propozoi opsionet për vazhdimin e komunikimit me ofertuesit e para-kualifikuar duke siguruar një proces transparent dhe konkurrues.

Komentet gjithashtu janë diskutuar me Bankën Botërore, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe grupin punues të Qeverisë për projektin.

Po ashtu KDP u informua për çështje të tjera të këtij projekti siç janë: çështjet mjedisore dhe sociale, zhvillimi i minierës, palët kontraktuese për marrëveshjet e projektit, kornizën fiskale të aplikueshme në projekt, si dhe shqyrtimin e opsioneve të ndryshme rreth modaliteteve për zhvillimin e mëtejshëm të projektit.

KDP do të merr për bazë të gjitha komentet e investitorëve, institucioneve ndërkombëtare dhe vendore, dhe është e përkushtuar që të zhvillojë një procedurë që siguron oferta konkurruese. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)