27 Prill 2024

Kabllo dhe shtylla të reja për fshatin Semetisht të Suharekës

Prishtinë 29 dhjetor - Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), në kuadër të Planit Zhvillimor, është duke investuar në përmasimin  rrjetit elektrik në fshatin  Semetisht të Suharekës.

Bujar Arifi, menaxher për projekte në KEDS tha se në këtë fshat, janë duke u vendosur shtyllat e betonit si dhe duke u ndërruar kabllot e reja për 135 shtëpi.
“Në këtë fshat është paraparë që të vendosen shtyllat e betonit si dhe 4000m kabllo bystek”, tha Arifi.

Sipas tij, nga ky investim,  do të përfitojnë 135 shtëpi. “Pas këtij investimi,  banorët e këtij fshati nuk do të kenë probleme me rrjet elektrik”, tha ai.

Ndërkaq, banorët e fshatit Semetisht, shpresojnë se pas ndërrimit të rrjetit elektrik, do të përmirësohet furnizimi me energji elektrike. Ata tregojnë se rrjeti elektrik në këtë fshat ka qenë shumë i dobët.

Kryetari i fshatit Xhavit Hoxha  tregon se për shkak rrjetit të dobët, asnjëherë nuk ka mundur të shfrytëzojnë si duhet energjinë elektrike.  

“Rrymën e kemi pasur shumë të dobët. Nuk kemi pas mundësi me shfrytëzu si duhet energjinë, për shkak se ka qenë shumë e dobëte”, tregon Hoxha.

Ai shpreson se pas këtij projekti KEDS do të investojë edhe më shumë në këtë fshat.

 “Falënderojmë KEDS-in për këtë investim, sepse me vitet askush nuk ka investuar në rrjetin elektrik në këtë fshat. Shpresojmë se ky nuk do të jetë investimi i fundit, pasi që ky fshat ka nevojë ende për të investuar”, tha ai.

Hoxha kërkon nga KEDS, që pas përfundimit të projektit, të hiqen kabllot  vjetra.

Bujar Arifi, menaxher për projekte në KEDS, garanton se kabllot e vjetra do të hiqen dhe dërgohen në depo.

Heqja e rrjetit të vjetër, sipas tij, do të bëhet pas përfundimit të punimeve.
“Sapo të përfundojmë projektin, do të heqim kabllot e vjetra, siç edhe parashihet në projekt ”, tregon Arifi
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)