Javën e ardhshme pritet të ketë rënie të temperaturave

Prishtinë, 12 nëntor - "Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të karakterizohet nga masat relativisht të ftohta të ajrit."
Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) sipas të cilit temperaturat minimale do të lëvizin nga 2-3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12gradë Celsius.
IHK ka theksuar se në viset e ulëta do të ketë reshje shiu të intensitetit mesatar, kurse në viset malore parashihet të ketë reshje bore të intensitetit të dobët. Do të fryjë erë nga jugperendimi me shpejtesi 1-5m/s.
Në javën e ardhshme sipas IHK-së pritet të ketë rënje të temperaturave .