29 Prill 2024

Java me mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu

Prishtinë, 10 tetor - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave relativisht të ftohta dhe të lagështa të ajrit.

Në këto kushte tri ditët e para të javës do të karakterizohen me mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu.

Vranesirat do të jenë gjithnjë në zhvillim, duke krijuar kushte për vranësira konvektive të cilat nëpër disa vende, ditën e marte do të përcjellen me shkarkime elektrike.

Vlera minimale e temperatures do të lëvizë ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 9- 16 gradë

Celsius. Shtypja atmosferike do të jetë labile me ulje dhe ngritje rreth vlerave të normales. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperendimi me shpejtesi 1-8m/s.

Pas ditës së premte do të ketë kushte tjera meteorologjike, duke bërë që temperaturat maksimale të rriten rreth 18-19 gradë Celsius.