05 Maj 2024

Ismajli: Qeveria synon energji të sigurt dhe të pastër

Prishtinë, 27 shkurt - Sipas Strategjisë së Energjisë të Kosovës, baza për sigurinë e furnizimit me energji elektrike edhe më tutje mbetet linjiti, por kujdes të shtuar do t’i kushtohet ambientit dhe shëndetit të popullatës për çka me përpikëri do të respektohen këto politika dhe teknologji të cilat e minimizojnë ndotjen, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli.

Këto komente kreu i MZHE-së i bëri në Konferencën Ndërkombëtare të KOSID mbi Opsionet e Qëndrueshme Energjetike, që po mbahet në Prishtinë, ku po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe ndërkombëtare, përfaqësues të Bankës Botërore dhe institucioneve dhe kompanive të fushës së energjisë dhe OJQ. 

Ministri Ismajli ka përsëritur se Strategjia e cila është para aprovimit në Qeveri dhe Kuvend, prioritet i jep efiçiencës së energjisë, sepse është vërtetuar që më së shumti hapësirë për veprim ka me efiçiencë të energjisë.

Ministri tha se efiçienca e energjisë ofron mundësi më të mëdha për të arritur disa objektiva që i ka vëne veti Kosova dhe sipas raportit të MZHE-së/Agjencisë së Efiçiencës së Energjisë ky cak është plotësuar dhe do të plotësohet me rregull që është tepër me rëndësi.

Në anën tjetër sa i përket burimeve të ripërtëritshme të energjisë, Ministri Ismajli tha MZHE dhe akterët e tjerë të rëndësishëm siç janë ZRRE, MMPH dhe komunat në nivelin e tyre janë duke punuar që të plotësojnë procedurat që duhet të kalojnë ata që janë të interesuar për investime, por pa shëtitur nga një adresë në tjetrën, por të kenë një adresë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)