28 Prill 2024

Irani i pret dritat dhe e lë Irakun në errësirë

Teheran, 3 janar - Ministria iraniane e Energjisë Elektrike deklaroi se e ka ndërprerë plotësisht rrymën që i jepte Irakut, për shkak të borxhit të akumuluar deri në 1 200 megavat, energji të cilën ia ka dhënë me 5 linja kryesore të tensionit të lartë.

Ministria është duke biseduar me Ministrinë e Financave për mbulimin e një pjese të borxhit, me qëllim për të mos e ndërprerë plotësisht  energjinë elektrike që i shitet Irakut, thuhet në njoftimin e ministrisë iraniane të energjisë elektrike.

\"Iranit më parë i është paguar borxhi prej 100 milionë dollarë. Por, për mbulimin e borxhit të akumuluar nuk është siguruar asnjë burim\", vijon e njëjta komunikatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)