11 Maj 2024

Investimi i KEDS premton stabilizim të rrymës në Zhur të Prizrenit

Prishtinë, 13 dhjetor - Banorët e lagjes “Begaj” në fshatin Zhur të Prizrenit, do të përfitojnë rrjet të ri energjetik.

Në këtë lagje, KEDS ka është duke investuar në vendosjen e afro 100 shtyllave dhe dy trafove të reja.

Naim Arapi, menaxher për projekte në KEDS, tha se synim kryesor i këtij investimi  është  përmirësimi i infrastrukturës dhe furnizimi më i mirë i energjisë elektrike.

“Deri tani janë ndërruar 10 shtylla të tensionit të mesëm dhe 89 shtylla të tensionit të ulët”, tregon Arapi.

Sipas tij, në këtë lagje janë vendosë edhe trafo të reja.

“Në hyrje të fshatit është vendosë trafo 630 kilovolt Amper, ndërsa trafo e dytë po ashtu 630 kilovolt Apmer, është vendosë brenda lagjes”, tha Arapi.

Ai tregon se nga ky projekt kanë përfituar 317 konsumatorë të këtij fshati.

Kryetari i Bashkësisë Lokale në Zhur, Behar Begaj tha se infrastruktura energjetike në këtë lagje të Zhurit, ka qenë shumë e keqe.

“Janë vendos shtyllat e betonit në një pjesë të Zhurit, por ende janë jashtë funksionit”, tha Begaj. Sipas tij, KEDS ka premtuar se ende do të vazhdojë të  investojë në ndërrimin e shtyllave dhe trafove të vjetra me ato të reja.

“Pritet të fillojë edhe ndërrimi i shtyllave në Zonën e Dytë”, tha Begaj.

Ndërkaq, Naim Arapi, menaxher për projekte në KEDS tha se dinamika e punimeve në këtë fshat është duke shkuar sipas planifikimeve.

“Punimet do të kryhen sipas planifikimit”, tha Arapi.

Ai premton se pas përfundimit të punimeve, energjia elektrike në këtë lagje të Zhurit, do të stabilizohet.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)