10 Maj 2024

Investimet e KEDS kanë përmisuar energjinë elektrike në Suharekë

Prishtinë, 2 shkurt - Kryetari i Suharekës Sali Asllanaj, është ndarë i kënaqur me investimet që KEDS ka realizuar gjatë vitit të kaluar në Komunën e Suharekës.

Ai tha se me investime të ndryshme KEDS ka përmisuar infrastrukturën e energjisë elektrike në këtë qytet.

“Nuk kemi shifra të investimeve, por si projekte po përmendi vendosjen e 13 trafove nëpër vendbanime të ndryshme të Suharekës”, tha Asllanaj.

Ai tregon se përveç trafove të reja, KEDS ka bërë edhe ndërrimin e rrjetit të vjetër me atë të ri.

“Në gjashtë vendbanime është bërë ndërrimi i rrjetit të vjetër, vetëm gjatë vitit të kaluar”, tregon Asllanaj.

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike - KEDS, gjatë vitit të kaluar, ka realizuar investime të shumta në Suharekë.

Përveç brenda në qytet, KEDS ka investuar edhe nëpër fshatra të kësaj komune. Në mesin e fshatrave që kanë përfituar investime janë Sopia, Studenqani, Semetishti etj.

Kryetarët e këtyre fshatrave kanë falënderuar KEDS-in, për investimet që kanë bërë gjatë vitit të kaluar. Ata, shprehen të kënaqur me përmirësimin e energjisë elektrike.

Kryetari i fshatit Semetisht, Xhavit Hoxha tregon se për shkak të rrjetit të dobët, asnjëherë nuk kanë mundur të shfrytëzojnë si duhet energjinë elektrike.

“Rrymën e kemi pasur shumë të dobët. Nuk kemi pasë mundësi me shfrytëzu si duhet energjinë, për shkak se ka qenë shumë e dobët”, tregon Hoxha.

Ai, shpreson se pas këtij projekti, KEDS do të investojë edhe më shumë në këtë fshat.

“Falënderojmë KEDS-in për këtë investim, sepse me vite askush nuk ka investuar në rrjetin elektrik në këtë fshat. Shpresojmë se ky nuk do të jetë investimi i fundit, pasi që ky fshat ka nevojë ende për të investuar”, tha ai.
 
Edhe kryetari i Suharekës, Sali Asllanaj tha se komuna që ai drejton ka ne nevojë edhe për më shumë investime, në përmirësimin e energjisë elektrike.
 
“ Nevojat janë shumë të mëdha. Jemi të informuar se KEDS, do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti të investojë në komunën tonë”, tha Asllanaj.

Ai premton se me korrektësi do t’i përgjigjet të gjitha kërkesave të KEDS-it.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha se në Suharekë janë kryer disa projekte.
“KEDS deri tash ka kryer disa projekte në Komunën e Suharekës, prej nga kanë përfituar direkt mijëra qytetarë të këtij qyteti”, tha Buzhala.

Ai premton se investimet nuk do të ndalen as sivjet në këtë qytet.

 “Sigurisht, do të vazhdojmë me investime në mënyrë që rrjeti të jetë në standardet e kërkuara për të gjithë konsumatorët”, tha Buzhala.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)