27 Prill 2024

IHK: Nuk kemi parë të arsyeshme të shpallim gjendje të jashtëzakonshme

Prishtinë, 7 janar - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) është duke e percjellur situaten meteorologjike ne gjithe territorin e Kosovës.

\"Jemi të gatshëm 24 orë që t\'ju jemi afer me informata dhe ndryshimet e motit. Në informaten e djeshme lidhur me parashikimin e motit ju kemi informuar në detaje  për temperaturat dhe trashesin e borës në pjeset e ndryshme të Republikës sëKosovës dhe vazhdojm ta percjellim situaten meteorologjike dhe tani\", ka theksuar IHK.

Temperaturat e uleta sipas IHK-së gjithmonë merren ato të oreve të para të ditës.

\"Kjo gjendje e tanishme meteorologjike nuk është diqka që nuk ka ndodhur vite më parë, prandaj nuk e kemi parë të arsyeshme që ne si IHMK të shpallim një gjendje të jashtëzakonshme apo emergjente siç pamë në disa portale që njerezit jozyrtar  që në fakt nuk janë as pjesë e IHMK dalin e prononcohen me vlera të cilat nuk janë institucionale\", ka vlerësuar IHK.

IHK posedon rregulloren me të cilën ia ndalon të gjithë personave jashteinstitucional që të merren apo të informojnë popullatën me informata rrethë motit.

\"Do të vie dita që përpos individeve që japin informata rreth motit e aq ma keq edhe shpallin gjendje të jshtëzakonshme dhe bashke me ata edhe portalet që lansojnë informata jashteinstitucionale, të japin pergjegjesi para ligjit.\"

\"Ne si IHMK bëjmë parashikime dhe ju dergojm gjitha mediave, kurse organet kompetente nese e shohin të arsyeshme shpallin gjendje të jashtezakonshme\", thekson ka deklaruar IHK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)