18 Prill 2024

Hapja e Investimeve në Energji të Ripërtritshme në Kosovë

Prishtinë, 22 korrik - Zyrtarët kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë të sektorit energjetik, politikbërësit, investitorët dhe zhvilluesit, u mblodhën nën patronatin e përbashkët të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Ministrisë së Ekonomisë së Kosovës në Forumin Solar të Kosovës 2 që po mbahet në Prishtinë.

Qëllimi i këtij forumi dyditor ishte të theksonte progresin e deritanishëm dhe hapat e ardhshëm për dy mundësi të rëndësishme për investime të sektorit privat në Kosovë: së pari, zgjërimin e “prosumatorëve” (entiteteve që janë edhe prodhues edhe konsumatorë të energjisë elektrike) dhe tregjeve të vetëkonsumimit për energji diellore të shkallës së vogël; dhe së dyti, potencialin e jashtëzakonshëm për zhvillim të projekteve solare në shkallë të gjerë anembanë Kosovës.

Nismat e Qeverisë së Kosovës, duke përfshirë Strategjinë e re të Energjisë (2022-2031) dhe projektligjin mbi Burimet e Ripërtritshme të Energjisë, janë duke formësuar prioritetet energjetike të vendit dhe duke vendosur caqe ambicioze për investime dhe zhvillim të kapaciteteve të ripërtritshme.

Këto nisma, së bashku me një Rregull mbi Prosumatorët më të gjerë si dhe rritjen e të kuptuarit dhe qasjes ndaj sistemeve solare të shkallës së ulët, kanë filluar të kenë një ndikim të konsiderueshëm.

Planet e Kosovës për të lançuar tenderin e parë të ankandit solar në vitin 2022 për të prokuruar gjenerim diellor në shkallë të gjerë do t’i shumëfishojnë mundësitë për investime në energji të pastër.

Në Forum, kryeministri Kurti u shoqërua  nga ambasadori i Sh.B.A.-së Jeffrey Hovenier dhe një kuadër përfaqësuesish të shquar nga Ministria e Ekonomisë, komuniteti zhvillimor ndërkombëtar, bizneset dhe shoqëria civile.

“Kosova është e gatshme për më shumë investime në sektorin e energjisë së ripërtritshme. Ai ka avantazhe të qarta gjeografike dhe është pjesë thelbësore për një rrjet energjetik tërësisht të ndërlidhur, që i shërben jo vetëm Kosovës, por rajonit,” tha ambasadori Hovenier, duke nënvizuar se “tani është koha për të zhbllokuar këtë potencial diellor.”

Forumi gjithashtu prezantoi një "panair të zhvilluesve diellorë" të tipit biznesi-biznesit (B2B) ku kompanitë vendore kryesore të energjisë diellore dhe huadhënësit prezantuan dhe plasuan shërbimet, produktet dhe përvojat e tyre.

Kjo platformë B2B u ofroi bizneseve, komuniteteve dhe individëve që kërkojnë të eksplorojnë mundësine e të bërit prosumatorë diellorë qasje dhe raste për lidhur marrëveshje.

Zbutja e ndikimeve negative të ndryshimeve klimatike është një prioritet kritik për Qeverinë e Sh.B.A.-së.

Programet e sigurisë energjetike dhe të energjisë së ripërtritshme të USAID-it po ndihmojnë në promovimin e zgjerimit, financimit dhe integrimit të rrjetit të burimeve të energjisë së ripërtritshme, duke tërhequr investime, ulur kostot dhe rritur qasjen në energji të qëndrueshme me çmime të përballueshme.




Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)