02 Maj 2024

Hapet info-këndi për efiçiencë të energjisë

Prishtinë, 3 dhjetor - Në ambientet e Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës u hap Info-Këndi për efiçiencë të energjisë. Kryetari i Komunës Burim Berisha e mirëpriti hapjen e këndit të parë të këtij lloji në Kosovë që është përkrahur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (AKEE).

Info-Këndi përmban postera informues dhe mostra në praktikë të produkteve dhe shërbimeve që kontribuojnë në efiçiencën e energjisë. Furnizimi me material demonstrues është realizuar në bashkëpunim me kompanitë kosovare të cilat ofrojnë produkte dhe shërbime në sektorin e efiçiencës së energjisë.

Bedri Dragusha, kryeshef ekzekutiv i AKEE-së vlerësoj se ky model i ndihmon qytetarët të kuptojnë se si ndryshimi mund të fillojë nga ata. Ndërkohë, AKEE në bashkëpunim me komunat po punon për  hartimin e planeve komunale për efiçiencë të energjisë, plane të cilat do t’i identifikojnë sektorët ku duhet intervenuar.

Gjithashtu, informata më të hollësishme u prezantohen për fushatën informuese për efiçiencën e energjisë që po zhvillohet në të gjithë Kosovën, si dhe u bë publike uebfaqja e re e zhvilluar me përkrahjen e UNDP-së.

Gjatë përurimit u bënë të ditura edhe gjetjet e sondazhit të realizuar në shtator për efiçiencën e energjisë në Kosovë. Detaje për rezultatet e sondazhit dhe përkrahjen e UNDP-së për AKEE mund t’i gjeni më poshtë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)