28 Prill 2024

Greqia dhe Turqia firmosin bashkëpunimin për gazsjellësin TAP

Ankara, 21 korrik - Greqia dhe Turqia kanë ngritur një “Urë të re” mes tyre pas nënshkrimit të marrëveshjes për gazsjellësin TAP, jo vetëm ekonomike por edhe gjeopolitike, tha Ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, gjatë vizitës së tij në Ankara.

Ministri grek është takuar me homologun e tij turk, Ahmet Davutoglu ku të dy diplomatët në një klimë të ngrohtë shprehën kënaqësinë për “urën energjetike”, që lidh dy vendet pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Ndërsa Davudoglu shprehu kënaqësinë e tij për zhvillimet pozitive mes dy vendeve kohët e fundit në fushën e tregtisë, të turizmit, të energjisë dhe të kulturës.

Gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij grek, Davudoglu i pyetur për çështjen e Zonave Ekskluzive Ekonomike në detin Egje, tha se po vazhdojnë kontaktet ndërmjet dy ministrive të jashtme dhe se “Turqia dëshiron ta shndërrojë Egjeun në një det paqeje dhe prosperiteti”.

Ndërsa për raportet e fundit të Bashkimit Evropian për Turqinë, Davutoglu tha se mbështetja e perspektivës europiane të Turqisë është “një përzgjedhje strategjike e Greqisë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)