Gjermania jep 42 mln euro për rrjetin elektrik Tiranë-Prishtinë
Tiranë, 19 shkurt - 42 milionë euro janë dhënë prej qeverisë gjermane për ndërtimin e linjës 400 kw Tiranë - Prishtinë dhe linjës 110 kë në jug të Shqipërisë.
Marrëveshja u nënshkrua sot midis ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Dritan Prifti dhe ambasadorit gjerman Bern Borchard.
Ndërkohë që për investimin e realizuar ambasadori gjerman u shpreh se kjo ndihmë po i jepet Shqipërisë me synimin e integrimit sa më të shpejtë.
Gjermania është donatori i dytë më i madh në kuadër të ndihmës për zhvillim. Financimi i këtyre projekteve do të ndikojë në përmirësimin e shkëmbimeve energjitike dhe në eleminimin e mangësive ekzistuese.