26 Prill 2024

Gjatë kësaj jave do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell

Prishtinë, 19 dhjetor - Në parashaikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Mot i ngjashem me lëvizije të lehta të temperaturave parashihet të na shoqëroj gjatë gjithë këtyre pesë ditëve të ardhshme.

Vranësira më të fokusuara dhe më të shpeshta sipas IHK-së do të shtrihen përgjatë relievit malor.

Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta dhe me ngrica të lehta, gjithashtu do të ketë kushte që në orët e para të paraqitet mjegulla si dukuri meteorologjike.

Në fushta termike nuk parashihet të ketë lëvizje të larta, por me tendencë të uljes në fundjavë.

Temperaturat minimale  do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)