Gjatë kësaj jave do të mbajë mot me vranësira dhe herë-herë me shi e borë

Prishtinë, 11 shkurt - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur së gjatë këtyre diteve do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe herë-herë me reshje shiu dhe bore.
IHK ka njoftuar se reshjet, pasditen e së hënës, do ta përfshijnë gjithë territorin.
Më tej, vendi ynë sipas IHK-se do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik, të cilat vijnë nga pjesa veriperëndimore e Kontinentit, duke ndikuar në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Minimalet parashihen të ulën deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri në 13 gradë Celsius (ditën e hënë).
Përgjithësisht nga dita e marte, parashihen temperatura të ulëta të cilat u përgjigjen mesatareve të muajit shkurt.
Kjo situatë e ndryshueshme meteorologjike do të ndikoj pozitivisht në përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s