Gjatë kësaj jave do të mbajë mot kryesisht me diell

Prishtinë, 17 shtator - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur së në ditët ne vazhdime do të mbajë mot kryesisht me diell dhe re të shpërndara.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë konstante me temperaturat e javës së kaluar, 25-28gradë Celsius.
Indeksi UV do te ketë vlera te larta. Do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.