26 Dhjetor 2024

“Gazpromi” rus do të zbarkoj edhe në Maqedoni

Shkup, 10 shkurt - Kompania ruse e gazit, “Gazprom”, pas investimeve të saj në Serbi, po shqyrton mundësinë e hyrjes edhe në Maqedoni. Qeveria e Maqedonisë, gjegjësisht Kryeministri Nikolla Gruevski, ka shfaqur interes të lartë për të hyrë një kompani ruse e gazit, e cila shihet si një partner serioz për ndërtimin e sistemit të gazsjellësit në Maqedoni.

Ministri i Financave, Zoran Stavrevski, në një intervistë për agjencinë e lajmeve ruse, “Itas Tass”, theksoi se Shkupi zyrtar ka interesa të mëdha për të tërhequr gjigantin rus të gazit. “Duke u nisur nga projekti i qeverisë për gazifikimin e vendit, mendoj se interesi është i qartë për bashkëpunim me ‘Gazprom’.

Ne mendojmë që përmes projektit me ‘Gazprom’ të mbyllim borxhin e kleringut që Federata Ruse i ka Maqedonisë me një vlerë prej 60 milionë dollarësh”, ka theksuar ministri Stavrevski.

Edhe ambasadori rus në Shkup, Vladimir Solocinski, paralajmëroi nënshkrimin e projektit brenda dy muajve për realizimin e gazifikimit të Maqedonisë nga kompania ruse “Gazprom”.

Për ndërtimin e gazsjellësit nevojiten 200 milionë euro, ndërsa në realizimin e këtij projekti ka paralajmëruar pjesëmarrjen edhe qeveria.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)