06 Maj 2024

Gazet që shkaktojnë ngrohjen globale arrijnë nivel rekord

New York, 7 nëntor - Agjencia e OKB-së për motin thotë se përqëndrimet atmosferike të tre gazeve kryesore që shkaktojnë ngrohjen globale u rritën në nivele rekord në vitin 2012.
 
Organizata Meterologjike Botërore tha sot se përqëndrimi i dioksidit të karbonit, metanit dhe oksidit nitrik arritën rekorde të reja.

Kjo mund të bëjë të pamundur realizimin e objektivit të OKB-së për të mos lejuar ngrohjen globale me  më shumë se dy gradë Celsius që nga nivelet para-industriale.
 
Lajmi vjen para takimit të Varshavës mbi traktatin e klimës të më shumë se 190 vendeve, që do të mblidhen për të diskutuar një marrëveshje të detyrueshme globale deri në vitin 2015 për pakësimin e gazeve që shkaktojnë efektin sere.
 
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Meterologjike Botërore Michel Jarraud tha në një deklaratë sot se nëse kushtet nuk ndryshojnë, ngrohja globale mund t’i ngrejë temperaturat deri në 4.6 gradë Celsius deri në vitin 2100.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)