03 Maj 2024

“Gaspromi” i gatshëm që një pjesë e gazjellësit të kalojë nëpër Kosovë

Uashington,4 janar - Analisti Igor Dançenko, bashkëpunëtor i kompanisë këshilldhënëse “Sidar Global Konsalting”, ka thënë se kompania energjetike ruse “Gazprom” është e gatshme ta pranojë kërkesën e Bashkimit Evropian që rrjedha jugore e gazsjellesit të kalojë edhe nëpër Kosovë.

Por, Daçenko ka pohuar se kërkesa eropiane e ka nxjerrë në sipërfaqe çështjen e Kosovës.
 
“Në dritën e ndëritimit të një pjese të gazsjellësit nëpër Serbi , sërish doli mbi sipërfaqe çështja e Kosovës. Në të vërtetë, “Gaspromi” është i gatshëm ta pranojë kërkesën e evropianëve që gazsjellësi të kalojë nëpër territorin e Kosovës, pavarësinë e së cilës nuk e pranojnë as Beogradi dhe as Moska, gjë që mund të bëhet problem politik”, ka thënë Daçenko, në një inervistë për “Zërin e Amerikës”.

Sipas tij, që të shmanget kjo, çështjet kontestuese do të reduktohen në një marrëveshje ekonomike dhe diplomatike, ashtu që Bashkimi Evropian do të përkrahë ndërtimin e gazsjellësit, me kusht që të finalizohet edhe pjesa e naftësjellësit që do të kalonte nëpër Kosovë.

“Si kompensim për këtë, Rusia mund t’I ofrojë Serbisë një çmim më të ulët të gazit natyror, si dhe të angazhojë një numër ma më të madh të ndërmarrësve serbë për ta arritur një aranzhman të volitshëm për të dyja palët”, ka thënë Dançenko.

Alanisti Dançenko ka pohuar se ndërtimi i këtij gazsjellësi ka ndikuar dukshëm në avancimin e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Serbisë.

Pakoja e tretë energjetike e Komisionit Evropian ua kufizon “Gazpromit” apo cilësdo kopmani enertgjetike që të jenë pronarë të rrjetit të rrjetoit të gazsjellësit në vendet nëpër të cilat kalon gazsjellësi. Për këtë arsye “Gazpromi” po nënshkruan marrëveshje me kompani të vendeve përkatëse, në mënyrë që të anashkalojë këtë rrezullativë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)