29 Prill 2024

Fuqizohet bashkëpunimi Kosovë - Luksemburg

Prishtinë,  4 prill - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli ka pritur në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Luksemburgut në Prishtinë, Pierre Weber me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve dhe fuqizimin e tij me fokus të veçantë sektorin e ujërave.

Më këtë rast ministri Ismajli ka informuar ambasadorin Weber për të arriturat e Kosovës   në rrugëtimin e saj drejt perspektivës Evropiane, duke shtuar se Kosova tashmë gjendet në rrugë të mirë drejt përmbushjes së kritereve karshi BE-së .

Gjithashtu, gjatë takimit janë prezantuar projektet që financohen nga Luksemburgu në fushën e aftësimit profesional, shëndetësisë, ujësjellësit si dhe mundësitë për investime në këta sektorë edhe në të ardhmen.

Ministri Ismajli dhe ambasadori Weber janë dakorduar për bashkëpunimin e mëtejmë në mes dy vendeve me fokus sektorin e ujërave, i cili është cilësuar si fushë e një rëndësie të veçantë, po pa lënë anash as sektorët tjerë që mbulon MZHE.

Nga ana e tij, Ambasadori i Mbretërisë së Luksemburgut në Prishtinë, Pierre Weber ka vlerësuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe ka konfirmuar mbështetjen e vendit të tij për projektet zhvillimore dhe perspektiven Evropiane të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)