Fillon shpërndarja e kantave në shkollat fillore të Mitrovicës
Prishtinë, 19 shkurt - Sot ka filluar shpërndarja e kantava 50l dhe 120l ne tri shkolla fillore në Komunën e Mitrovicës.
Shkolla fillore “Bedri Gjinaj”, “Eqrem Qabej” dhe “Andon Zako Çajupi” ishin shkollat e para pjesëmarrëse në këtë proces të cilat u pajisën me këto kanta.
Gjatë ditëve ne vazhdim do të vazhdoj shpërndarja e kantave edhe në SH.M.E “Hasan Prishtina” dhe në Gjimnazin “Frang Bardhi”.
Green Art Center fton nxënësit që të kontribuojnë në ndarjen e duhur të mbeturinave në hapësirat shkollore.