02 Maj 2024

Erërat e forta dëmtojnë rrjetin e energjisë elektrike

Prishtinë, 26 qershor - Nga dje, për shkak të erërave të forta në Republikën e Kosovë, është dëmtuar rëndë KEDS dhe rrjeti i distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike.

Ekipet e KEDS në terren kanë raportuar për prishje të një numri të madh të daljeve të rrjetit të distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike në të gjitha distriktet e KEDS si dhe për dëme të vazhdueshme te shtyllave te energjisë elektrike.

Ekipet e KEDS janë mobilizuar me tërë kapacitetin e tyre dhe janë duke bërë të pamundurën që këto prishje të sanohen në afatin më të shkurt kohor.

Disa nga prishjet janë sanuar ndërsa në disa ekipet vazhdojnë të intervenojnë dhe përfundimi i procesit të rregullimit kërkon më shumë kohë.

Erërat e forta kanë shkaktuar shumë dëme në rrjet dhe kompanisë sonë sidoqoftë, jemi të motivuar dhe të angazhuar me kapacitet shtesë për sanimin e situatës aktuale në afatin më të shpejtë të mundshëm kohor.

KEDS e ka trashëguar rrjetin distributiv të vjetruar dhe në gjendje shumë të rëndë që fatkeqësisht nuk mund të përballojë erërat e forta, aq më shumë erërat me të cilat ne këto momente po përballemi.

Por, është i zotuar në ndërrimin e kësaj situate për të mirë. Prandaj, projektet investuese janë intensifikuar deri tani dhe do të intensifikohen edhe më shumë në të ardhmen. Kjo punë do të përshpejtohet më qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore me energji elektrike për qytetarët në tërë territorin e Republikës së Kosovës në bazë të planit strategjik të investimeve.

Përfundimisht, kërkojmë ndjesë nga të gjithë konsumatorët për të cilët furnizimi me energji elektrike ka qenë i pamundur me shpresë se ndërprerje të tilla do të minimizohen ose shuhen fare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)