05 Maj 2024

Energjia elektrike mund të paguhet edhe në Postë

Prishtinë, 14 mars - Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, (KEDS). dhe Posta e Kosovës Sh.A. kanë nënshkruar sot një marrëveshje me të cilën qytetarëve u mundësohet  që faturat për energji elektrike t’i paguajnë edhe në Zyrat Postare të Postës së Kosovës.

Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i KEDS-it, Vedi Yesilkilic dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha.

Në Zyrat tona Postare konsumatorët e KEDS-it do të paguajnë vetëm shumën që figuron në faturën e energjisë elektrike dhe nuk do të paguajnë pagese shtesë për shërbimin.

Dy kompanitë janë shumë të kënaqura që kanë arritur marrëveshje në dobi të qytetarëve duke marrë parasysh numrin e madh të Zyrave Postare të Postës dhe orarin e punës së tyre prej orës 08:00 deri në 21:00.

“Përmes marrëveshjes, konsumatorët e KEDS  do të mund të bëjnë pagesat e energjisë elektrike në zyrat e Postës. Si KEDS, jemi të përkushtuar për ofrim të shërbimeve më të mira për konsumatorë dhe për të qenë afër me qytetarët e Republikës së Kosovës,” deklaroi me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes z. Vedi Yesilkilic, Drejtor i Përgjithshëm në KEDS.

Ndërkaq, Kryeshefi Ekzekutiv i Postës, z. Sejdi Hoxha tha se është i kënaqur që në zyrat postare është shtuar edhe një shërbim i ri. “Në zyrat tona postare konsumatori i KEDS-it do të paguajë vetëm shumën që figuron në faturën e energjisë elektrike, asnjë cent më shumë. Pra njëjtë siç paguajnë edhe në sportele të KEDS-it. Nuk ka procedurë tjetër”, deklaroi z. Hoxha.

Përfundimisht, kjo marrëveshje mëton të ofrojë shërbime shtesë për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe është produkt i bashkëpunimit të mirëfilltë në mes dy kompanive. Udhëheqësit e KEDS dhe Postës së Kosovës janë zotuar të thellojnë edhe më tej bashkëpunimin mes tyre në dobi të qytetarëve.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)