05 Maj 2024

Elen ndihmon qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike

Prishtinë, 5 nëntor - ELEN në organizim të përbashkët me kompaninë Aurora dhe në partneritet me forumin për iniciativa qytetare  FIQ ka zhvilluar një aktivitet komunitar në fshatin Grackë e Vogël, Lipjan duke dhuruar poça elektrik efiçient për 69 shtëpi të këtij fshati, gjegjësisht kanë ndarë donacionin prej mbi 500 poça, në vlerë prej 1,750 euro.

Ky aktivitet ka pasur si qëllim promovimin e përdorimit të pajisjeve efiçiente për shfrytëzimin efikas dhe kursimin e energjisë elektrike Në aksion përveç stafit të Elen-it, kanë marrë pjesë edhe stafi i kompanisë Aurora, si dhe aktivistët e Këshillit të Fshatit Grackë e Vogël.

Banorët kanë mirëpritur aktivitetin, duke shprehur po ashtu brengën për faturat e larta të energjisë elektrike, veçanërisht ato të muajit të fundit, të cilat në kuadër të tarifave dimërore kanë qenë për afro 40% më të shtrenjta.
 
Ky aktivitet është veç një pjesë e punës katër vjeçare që FIQ, realizon në kuadër të Kosid - Kosovo Civil Society Consortium for Sustainable Development për mobilizimin dhe përfshirjen e biznesit vendor në promovimin e efiçiencës së energjisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)