29 Prill 2024

Elektro Serbia i ka shkaktuar humbje miliona euro Kosovës

Prishtinë, 12 tetor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Besim Beqaj e ka quajtur moment të rëndësishëm opinionin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, me të cilin konstatohet se Serbia është shkelës i Rregullave të Traktatit në raport me Kosovën, ku i kërkohet që brenda dy muajsh të korrigjojë shkeljet e konstatuara.

Këto komente, Ministri Beqaj i bëri sot gjatë një konference të përbashkët me drejtorin menaxhues të KOSTT-it Fadil Ismajli, ku dhanë detaje të këtij opinioni dhe rëndësinë e tij, ndërsa u vu në dukje se Republika e Kosovës ka marrë pozicion e duhur në kuadër të TKE-së.

Me këtë rast, ministri Beqaj nënvizoi se përveç anës financiare dhe teknike ky opinion i Sekretariatit të TKE-së ka një rëndësi të veçantë ngase me të Republika e Kosovës shënon një fitore ligjore në këtë mekanizëm, derisa identifikohet qartë se kush është shkelësi i Traktatit.

Ai tha se Serbia mund të përpiqet edhe më tutje do të bëjë manipulime të tilla por ajo çfarë është e rëndësishme është fakti se në mënyrë unanime është konstatuar shkelja, ndërsa Kosova do të vazhdojë të gjitha procedurat për të marrë atë që i është mohuar me vite të tëra.

Ministri Beqaj ka bërë të ditur se Kosova tashmë përfaqësohet në Komitetin Këshillëdhënës të TKE-së që merret me trajtim të kontesteve në kuadër të këtij mekanizmi, ndërsa është në proces të emërimit të një zyrtari për hartimin e strategjisë rajonale për energji në TKE me kërkesë të Traktatit.

Kreu i MZHE-së ka thënë gjithashtu se Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet që dalin nga ky traktat, përfshirë ato legjislative ku hyn miratimi i ligjeve si ai për efiçiencë, Plani i veprimit etj, ndërsa tani është në fazën e përgatitjeve për marrëveshje bilaterale.

Nga ana e tij, drejtorin menaxhues të KOSTT-it Fadil Ismajli duke dhënë detaje nga opinioni i TKE-së lidhur me kontesti Kosovë-Serbi, tha se në të është konstatuar se Serbia ka shkelur pikat 3 dhe 5 që kanë të bëjnë me kompensimin për transitet e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e të hyrave  nga alokimi i kapacitetit në interkonektorët e energjisë elektrike të KOSTT-it.

Ai tha se me këtë opinion Serbia obligohet që brenda dy muaj të bëjë korrigjimin në të kundërtën, Kosova mund ta çojë këtë çështje në gjykatën ndërkombëtare, ngase sipas tij dëmet që i janë shkaktuar vendit tonë variojnë nga 5-deri në 10 milionë euro në vit.

Ndryshe, në opinionin e TKE-së që është përgjigje në ankesën e dërguar nga KOSTT me 2008 ndër të tjera thuhet: “Sekretariati mendon se sjellja e EMS, që i atribuohet Republikës së Serbisë, nuk është në pajtueshmëri me nenet 3 dhe 5 të Rregullores (EC) 1228/2003 për kushtet për qasje në rrjete për këmbime ndërkufitare të energjisë elektrike”.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)