04 Maj 2024

Efiçienca e Energjisë prioritet i MZHE-së

Prishtinë, 16 tetor - Prioritet i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik është Efiçienca e Energjisë krahas sigurimit të furnizimit të qëndrueshëm me energji, ka deklaruar ministri Fadil Ismajli, në tryezën me temën “Roli i institucioneve lokale në adresimin e politikave të Efiçiencës së Energjisë”, që u organizua nga Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri  i Kuvendit të Kosovës në bashkëpunim me Institutin e Prishtinës për Studime Politike.

Ministri Ismajli me këtë rast tha se Qeveria e Kosovës ka zhvilluar kornizën ligjore, strategjike dhe institucionale të nevojshme në këtë fushë dhe përveç ligjeve bazike të sektorit të energjisë, tashmë kemi edhe Ligjin për Efiçiencë të Energjisë si dhe një sërë Udhëzimesh Administrative (UA) dhe rregullore të ndryshme.

Ai tha se në fushën e EE janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm politiko-programorë, dhe institucionalë për promovimin e EE. Me këtë rast është  themeluar Agjencia e Kosovës për EE si dhe Komisioni Certifikues i Auditorëve dhe Menaxhereve të Energjisë.

Po ashtu janë bërë investime të konsiderueshme në përmirësimin e EE, ndërsa nënvizoi si mangësi zbrazëtirat ligjore për themelimin e zyrave komunale për efiçiencën e energjisë dhe  mungesën e buxhetit për zbatimin e projekteve që kanë të bëjnë me efiçiencë të energjisë.

Nga ana e tij, Kryetari i Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Zenun Pajaziti, theksoi rëndësinë që po i jep ky komision EE-së duke potencuar që vitin e kaluar ky komision ka bërë monitorim e zbatimit të ligjit për Efiçiencë të Energjisë dhe rekomandimet e dala nga ky monitorim.

Bedri Dragusha, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, theksoi se themelimi i këtyre zyrave nuk është dëshirë por obligim që del nga Direktivat e BE-se, për te cilën gjë Kosova është zotuar se do te përmbushe në takimet e rregullta në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në Vjenë.

Pjesëmarrësit theksua nevoja e themelimit i zyrave komunale për energji, e që për momentin nuk është e përcaktuar decidivisht me ligjet në fuqi, ngase kjo do të ndihmonte në mbledhjen e informatave për masat konkrete të ndërmarra në EE nëpër komuna dhe do të ndihmonte në hartimin e raportit të progresit nga Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë në arritjen e cakut të paraparë me Planin Kombëtarë të Veprimit të Efiçiencës së Energjisë 2010-2018.

Ndryshe, Maliq Pireci nga AKEREE, paraqiti projektin e implementuar nga UNDP në komunën e Dragashit dhe propozoi mundësinë e zgjerimit të këtij lloj projekti edhe nëpër komunat tjera të Kosovës.






 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)