02 Maj 2024

Donatorët përshëndesin zhvillimet pozitive në KEK

Prishtinë, 21 mars - Korporata Energjetike e Kosovës organizoi takimin me donatorë për të bashkëbiseduar mbi rezultatet e vitit të kaluar, sfidat me të cilat ballafaqohet si dhe objektivat që duhet arritur në të ardhmen e afërt.

Në takim ishte i pranishëm edhe Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik- z. Fadil Ismaili,  zv. Ministri MMPH- zt. Shpëtim Rudi,  përfaqësues të komunitetit të donatorëve përkatësisht  ambasadorët e shteteve që kanë përkrahur sektorin e energjisë dhe mjedisit si dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare  financiare.

Takimi i organizuar ishte vetëm një pikënisje drejt forcimit edhe të mëtejmë të partneritetit me donator, duke ditur faktin se donatorët e përfshirë në sektorin energjetik dhe mjedisor në Kosovë kanë qenë dhe mbeten partner i rëndësishëm dhe strategjik i Korporatës. Siç dihet, në dy vitet e fundit janë implementuar disa projekte të rëndësishme mjedisore në KEK falë edhe mbështetjes së dhënë nga ana e donatorëve.

Gjatë këtij takimi, KEK-u përmes zhvillimit të diskutimit interaktiv, pati rastin të paraqes dhe të elaboroj aktivitetet dhe projektet të cilat duhet të realizohen për të mundësuar në të njëjtën kohë rritje të sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe implementim të mirëfilltë dhe koheziv të politikave në sektorin energjetik, të cilat dalin nga Strategjia për Energji e Republikës së Kosovës.

Përfaqësuesit e donatorëve si dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare financiare, në diskutimet e tyre rikonfirmuan edhe njëherë mbështetjen që do të ofrojnë për projektet e prezentuara nga KEK-u, sidomos duke u mbështetur në faktin se performansa e KEK-ut ka shënuar përmirësim dhe rritje të dukshme në vitet e fundit, si dhe për faktin se KEK-u ka qenë jashtëzakonisht i përkushtuar në përmbushjen e obligimeve dhe përgjegjësive sociale që bartë Korporata për operimet e veta, duke implementuar edhe projekte të rëndësishme të cilat kanë pasur efekt pozitiv në përmirësimin e kushteve mjedisore në hapësirat ku operon Korporata. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)