16 Maj 2024

Dokumentacioni i KOSST-it kontribuon rreth demarkacionit

Prishtinë, 13 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në vazhdën e konsultimeve të gjithanshme për eliminimin e të gjitha dilemave të ngritura lidhur me procesin e shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, prit sot në takim kryeshefin ekzekutiv të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Mustafë Hasani.

 

Gjatë takimit, ndër të tjera, u konsultua edhe dokumentacioni i cili daton që nga viti 1977 lidhur me shtrirjen e largpërçuesve të Kosovës në brezin kufitar me Malin e Zi dhe kufirin ndarës ndërmjet dy vendeve, sa i përket shtrirjes dhe menaxhimit të linjës së transmisionit.

 

Ishte konstatim i përbashkët se dokumentacioni i cili ndodhet në arkivat e KOSTT-it do t’i kontribuojë sqarimit të plotë të procesit të shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)