03 Maj 2024

Diskutohet përfshirja e çështjes se transportit ajror në dialogun e Brukselit

Prishtinë, 15 janar - Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, priti në takim Ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Maryse Daviet, Kryeshefin Ekzekutiv në Aeroportin “Adem Jashari”, Roger Forneris, dhe Haldun Kokturk, Drejtor i Përgjithshëm i Aeroportit.

Në takim ishin të pranishëm edhe Arjeta Rexhaj, Këshilltare Politike e Ministres së Dialogut dhe Driton Gjonbalaj, Drejtor i  përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet miqësore mes Kosovës dhe Francës dhe u shpreh përkushtimi i përbashkët për të thelluar bashkëpunimin në fushat e interesit të ndërsjellë.

Me këtë rast, ministrja Tahiri shprehu përkrahjen dhe solidaritetin me popullin francez me rastin e ngjarjes tragjike në Paris të shkaktuar nga një sulm terrorist, duke thënë se Kosova do të jetë përherë së bashku me Francën dhe aleaten euro-atlantike për të luftuar të keqen dhe keqbërësit.

Në takim u diskutua për mundësitë e përfshirjes  së çështjes së transportit ajror  në Dialogun e Brukselit  si dhe mundësia  e fillimit të bashkëpunimit të Republikës së Kosovës dhe Serbisë në këtë fushë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ministrja Tahiri konfirmoi se tashmë kemi arritur një pajtim në parim në Bruksel, që çështja e bashkëpunimit ndërshtetëror në fushën e transportit ajror mes Kosovës dhe Serbisë të vihet në agjendën e dialogut të Brukselit, pajtim i arritur në takimin e mbajtur në raundin e nëntorit 2014.

Ajo shprehu bindjen se ky pajtim do të konfirmohet edhe në takimin e nivelit të Kryeministrave dhe Përfaqësueses së lartë të BE-së, Mogherini i paraparë të mbahet në fillim të shkurtit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)