Diskutohen politikat mjedisore dhe sfidat në zbatimin e tyre

Në këtë tryezë do të marrin pjesë përfaqësues nga institucionet qendrore, ato lokale, dhe akterë të tjerë relevantë në fushën e mjedisit.
Ky takim ka për qëllim diskutimin e sfidave të zbatimit të politikave mjedisore në Kosovë.
Po ashtu takimi ka synim orientimin e këtyre politikave gjatë këtij viti dhe viteve në vazhdim në fokus menaxhimi efektiv i mbeturinave, rëndësinë e raportimit të mediave për tema që lidhen me mjedisin dhe ruajtjen e tij.
Në takim gjithashtu diskutohet raporti gjashtë mujor me numrin e gjobave mandatore të dala nga Udhëzimi Administrativ për Ndëshkime me Gjoba Mandatore- të përgatitur nga Let’s Do It Kosova, bashkëpunimi ndërmjet shoqërisë civile, institucioneve qendrore dhe lokale, mediave dhe akterëve tjerë në ngritjen e vetëdijes qytetare dhe rritjen e kujdesit ndaj mjedisit.