02 Maj 2024

Dëmtohet rrjeti i distribucionit të KEDS nga ndërmarrje private ndërtimi

Prishtinë, 10 tetor - Kompania e Distribumit dhe Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS) ka bërë të ditur se në rrugën e re tek Fabrika e Birrës së Pejës në Pejë, për shkak të pakujdesisë dhe mos-bashkëpunimit të punëtorëve të kontraktuar për zgjerimin e rrugës janë shkaktuar dëme të mëdha në rrjetin e distribuimit të KEDS.

Dëmtimet janë shkaktuar gjatë hapjes së kanaleve dhe për shkaqe të sigurisë për kalimtarët e rastit, dhe me qëllim të rregullimit të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, është bërë çkyqja e energjisë elektrike.

Luten të gjithë qytetarët dhe ndërmarrjet e ndryshme në Republikën e Kosovës që të kontaktojnë zyret e KEDS para fillimit të punimeve të ndryshme në mënyrë që të mos dëmtohet rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike.

Prishje të tilla vazhdojnë të ndodhin në vazhdimësi dhe shpresojmë të gjejmë mirëkuptim tek ndërmarrjet e ndërtimit për bashkëpunim dhe koordinim të punimeve.

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), është shoqëri aksionare me operim në tërë territorin e Kosovës. KEDS sh.a. ka ekskluzivitetin e furnizimit me energji elektrike dhe shpërndarjes së saj.

KEDS sh.a. është themeluar në vitin 2009, ndërsa ka filluar aktivitetet e saj operative më 8 maj 2013, kur është ndarë përfundimisht nga KEK sh.a.

KEDS sh.a. është pronë e kompanive prestigjioze turke Çalik Holding dhe Limak. Ky konzorcium kishte ofertuar me çmimin më të lartë në tenderin e hapur për privatizimin e ish- Distribucionit të KEK-ut.

KEDS sh.a. ka 2,631 punëtorë duke qenë një nga punëdhënësit më të mëdhenj në Kosovë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)