12 Maj 2024

Dardania lagjja me e ndotur e Prishtinës

Prishtinë, 23 dhjetor - Komuna e Prishtinës ka bërë te ditur së është duke monitoruar me kujdes vlerat e ndotjes së ajrit në 6 pika në Prishtinë dhe ato vlera tash e një vit janë në webfaqen e Komunës. 

Ditëve të fundit Ambasada Amerikane në Prishtinë ka vendosur edhe një matës shtesë në një pikë të lartë në qytet dhe në afërsi të Obiliqit, që me të drejtë ka shqetësuar qytetarët e Prishtinës.

Sipas matjeve të komunës lagjja Dardania është në një gjendje më të rëndë, ndërsa pikat tjera janë relativisht më mirë se sa këto dy të cekurat më lartë.

Poashtu duhet të potencohet se ndotja e ajrit në Prishtinë nuk është fenomen i tanishëm, por situatë me të cilën Prishtina është përballur qe një kohë, e posaçërisht në periudha të temperaturave të ulëta, për shkak të përdorimit të formave alternative të ngrohjes.

Nga komuna është kërkuar edhe vendimi i ndalimit të veturave sipas regjistrimit Çift dhe Tek, në ditë të caktuara, mirëpo që kjo për shkak të numrit të policëve të trafikut dhe për shkak që nuk është kompetencë e Komunës është gati se e pazbatueshme.

Komuna po konsideron mbylljen e disa rrugëve për qarkullim të automjeteve për ta zbutur situatën.  Kjo do të shkaktojë vonesa në komunikacion, por këto masa janë të domosdoshme për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Komuna kërkon nga qytetarët që të  lajmërojnë bizneset dhe ekonomitë familjare ndotëse në numrat 080012233, 080012244 dhe 080012255, dhe po ashtu kërkon nga qytetarët që të zvogëlojnë përdorimin e makinave në këtë situatë, duke u dakorduar me kolegët që disa persona të përdorin një veturë gjatë shkuarjes dhe kthimit nga puna.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)