10 Maj 2024

Çmimet e energjisë për konsumatorët shtëpiak janë të njëjta që nga 2014

Prishtinë, 23 nëntor - Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka bërë të ditur se struktura tarifore e çmimeve të energjisë elektrike e përcaktuar nga ZRRE ka për qëllim ti përshtatet sistemit elektro-energjetik në vend duke e nxitur kursimin e energjisë dhe duke mbrojtur konsumatorët me të ardhura më të ulëta

Për shkak të reagimeve të shumta në lidhje me çmimet e energjisë elektrike, ZRRE sqaronë për të gjithë qytetarët se çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët shtëpiak janë të njëjta që nga viti 2014.

Përderisa Struktura Tarifore nuk ka ndryshuar që nga viti 2007. Struktura e tanishme tarifore e energjisë elektrike është vendosur nga Bordi i ZRRE si zgjidhje për të përshtatur çmimet me karakteristikat e sistemit elektro-energjetik në vend, me qëllim të sigurimit të shërbimeve me çmime që mbulojnë kostot e arsyeshme të këtij sistemi.

ZRRE vazhdimisht është përpjekur të sqaroj për konsumatorët se duke filluar nga muaj tetor fillojnë tarifat e sezonit të lartë.

Arsyeja e ndarjes së tarifave sezonale është që të bëhet përshtatja me kërkesën e konsumit të energjisë elektrike e që me fillimin e sezonit të lartë konsumi i energjisë elektrike fillon të rritet dhe në të njëjtën kohë çmimet janë më të larta.

Qëllimi i vendosjes së tarifës së sezonit së lartë është që të nxitet kursimi i energjisë elektrike gjatë muajve kur ngarkesa rritet dhe zvogëlohen mundësitë për të furnizuar të gjithë konsumatorët vetëm nga gjenerimi vendor. Në këtë mënyrë imponohet importi i energjisë me çmime më të larta.

Konsumatorët në sezonin e ulët paguajnë tarifa nën kosto mesatare të shërbimit, ndërsa e kundërta ndodh për sezonin e lartë.

ZRRE gjatë përcaktimit të strukturës tarifore, me qëllim që të nxisë konsumatorët ta kursejnë energjinë si dhe të mbrojë konsumatorët me të ardhura më të ultë ka krijuar grupet tarifore. Blloku i parë tarifor aplikohet tek konsumatorët që kanë konsumin mujor deri në 200kWh; blloku i dytë tarifor aplikohet tek konsumatorët me konsum mujor nga 201kWh/muaj deri në 600 kWh dhe blloku i tretë tarifor aplikohet për konsumin mujor mbi 600 kWh.

Me këtë rast ZRRE ju bënë thirrje të gjithë konsumatorëve që ta kursejnë energjinë elektrike gjatë këtij sezoni. Rritja e konsumit, sidomos duke përdorur energjinë elektrike për ngrohje, mund t’i vendos ata në grup të konsumit më të lartë dhe duke pasur parasysh edhe diferencën nga çmimet e sezonit të ulët faturat e tyre mund të dyfishohen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)