03 Maj 2024

Bullgarisë i duhet marrëveshje me Rusinë për “Rrymën Jugore”

Sofje, 6 dhjetor- Bullgaria do të duhet të ripunojë marrëveshjen e vet bilaterale me Rusinë për “Rrymën jugore”. Kjo u bë e qartë pas një fjalimi të Komisionit Evropian, të cituar nga EurActiv.

Marrëveshjet bilaterale për ndërtimin e “Rrymës Jugore”, të lidhura midis Rusisë dhe Bullgarisë, Serbisë, Hungarisë, Greqisë, Sllovenisë, Kroacisë dhe Austrisë nuk janë në përshtatje me ligjet e Bashkimit Evropian dhe duhet të ri bisedohen, deklaruan nga Komisioni Evropian.

Kllaus-Diter Borhard, drejtor mbi çështjet e tregjeve energjetike në Komisionin Evropian, qe kategorik se, “Rryma jugore” nuk do të filloj punë në territorin e Bashkimit Evropian, në qoftë se nuk i përshtatet ligjeve evropiane në sferën energjetike, kurse ky votim mund të kërkojë disa vjet.

Bullgaria i dha start ndërtimit të pjesës nga gazsjellësi “Rryma Jugore” në territor të vet gjatë muajit nëntor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)