26 Dhjetor 2024

Bullgaria anulon naftësjellësin Burgas-Aleksandropoulos

Sofje, 12 qershor - Kryeministri i Bullgarisë surprizoi dje botën duke njoftuar se vendi i tij do të heqë dorë nga projekti për ndërtimin e naftësjellësit Burgas Aleksandropoulos, i cili synon të anashkalojë ngushticën e Dardaneleve përmes një lidhjeje të re nga Bullgaria për në Greqi. Sipas Kryeministrit Bojko Borisov, projekti nuk premton fitime ekonomike, ndërsa rrezikon disa zona natyrore të mbrojtura.

“Bullgaria heq dorë nga naftësjellësi Burgas-Aleksandropulos”, tha Borisov të premten, pasi u takua me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian. Disa komuna ku naftësjellësi duhej të kalonte, organizuan në të shkuarën referendume ku vendësit dolën kundër projektit.

“Naftësjellësi kalon nëpër zona të mbrojtura nga projekti i Bashkimit Europian “Natura 2000”, por ajo që është më e rëndësishme është se nuk ka garanci që projekti do të dalë me fitime në të ardhmen e afërt”, shtoi Kryeministri. Greqia dhe Rusia e kanë përkrahur fort këtë projekt në të shkuarën. Naftësjellësi qe dizajnuar të nxirrte në tregun Mesdhetar naftën bruto që nxirret në Rusi dhe në zonën e Detit Kaspik. Analistë të ndryshëm thonë se pas dorëheqjes së Bullgarisë, Rusia do të varet gjithnjë e më shumë nga Turqia si vend transit për naftën dhe gazin e vet për në Mesdhe.

Bullgaria, Greqia dhe Rusia patën rënë dakord për të ndërtuar këtë naftësjellës në vitin 2007, pas një dekade diskutimesh paraprake. Turqia pritet të jetë përfituesi kryesor nga vendimi i anulimit të këtij projekti. Një naftësjellës tjetër i ndërtuar në vitin 2000 nxjerr naftë nga Deti i Zi për në Detin Egje përmes territorit turk.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)