02 Maj 2024

BSPK paralajmëron protestë për ngritjen e çmimit të energjisë

Prishtinë, 2 korrik - ​Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, (BSPK) ka reaguar ashpër ndaj vendimit që ka marrë të hënën nga Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për ngritje të kostos të energjisë. Nëse ky vendim nuk rishqyrtohet, zyrtarë të BSPK-së, kanë paralajmëruar protesta.

“Ne si BSPK, vlerësojmë një si një vendim të gabuar, sepse për këtë vendim është dashur që të merret edhe nga organi që i përgjigjet ZRRE-ja, kuvendit, kjo nuk ka ndodhur, por ja që ata e kanë bërë këtë ngritje”, ka theksuar Haxhi Arifi, kryetar i BSPK-së.

Arifi ka thënë se ZRRE, qysh më herët na ka paralajmëruar se do të ndodhë diçka e tillë. ZRRE është një organ që i përgjigjet Kuvendit, faktikisht para se të shpërbëhet Kuvendi, bisedat kanë pasur të behën në këtë drejtim që të rritet kostoja e rrymës

“Ne si BSPK, vlerësojmë një si një vendim të gabuar, sepse për këtë vendim është dashur që të merret edhe nga organi që i përgjigjet ZRRE-ja, kuvendit, kjo nuk ka ndodhur, por ja që ata e kanë bërë këtë ngritje”, ka thënë Arifi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)