05 Maj 2024

British Gas ofron energji elektrike falas të dielave

Londër, 3 gusht - Kompania ''British Gas'' bëri sot të ditur se do të ofrojë energji elektrike falas të dielave për klientët e saj, me qëllim reduktimin e konsumit javor.

Programi mund t’u ofrohet në mesin e vitit 2014 miliona klientëve të ''British Gas'' në Britaninë e Madhe që zotërojnë një matës energjie inteligjent.

Këta matës dërgojnë automatikisht të dhënat drejt ''British Gas''.

Objektivi i kësaj nisme është përdorimi i pajisjeve elektrike gjatë fundjavës, kur kërkesa industriale është më pak e rëndësishme.

''Centrica”, kompania mëmë e ''British Gas'', u ka propozuar tashmë klientëve të saj në shtetin e Teksasit një program të tillë.

Kompania ''Centrica'' regjistroi një rritje prej nëntë për qind në fitimet operacionale të rregulluara në gjysmën e parë të vitit 2013, pas një dimri veçanërisht të ftohtë.

''British Gas'' rriti me 6 për qind tarifat e energjisë elektrike për britanikët në nëntor të vitit 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)