Bosnja është në pritje të disa miliardave nga Rryma Jugore

Sarajevë, 8 nëntor - Projekti i gazsjellësit Rryma Jugore do ti sjellë Bosnjës e Hercegovinës miliardë dollarë investime dhe kjo do të thotë krijimin e vendeve të reja të punës, sipas ambasadorit të ri rus në Bosnjë Petër Ivancov.
Rryma Jugore do të realizohet, megjithë problemet e tanishme, sepse ky është një projekt shumë i madh energjetik për Evropën, i cili ka qëllim përfundimin e rrjetit të transportimit të gazit, deklaroi ambasadori. Ne e diskutuam këtë çështje me liderët e Republikës Srëbska.
Presidenti Milorad Dodik nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me Gazpromin. Këshilli i Ministrave gjithashtu shfaqi interes, nënvizoi Ivancov.