29 Prill 2024

Bordi i Drejtorëve i KEK përkrah lëshimin në punë të TC Kosovës A

Prishtinë, 3 korrik - Pas takimit të jashtëzakonshëm të mbajtur, sot Bordi i Drejtorëve i Korporatës Energjetike të Kosovës, konfirmon mbështetjen e  plotë për hapat e ndërrmarur  nga menaxhmenti për tejkalimin e gjendjes së shkaktuar pas aksidentit në Termocentralin Kosova A.

Bordi i Drejtorëve ka mbështetur masat e ndërrmarra në përgatitjen tekniko-teknologjike për rifillimin e punës së njësisë A3, e cila pritet ta fillojë punën deri në fund të kësaj jave. Njëkohësisht, Bordi përkrah hapat  e ndërrmarrur nga menaxhmenti në inicimin e procedurave ligjore për fillimin e menjëhershëm të riparimeve të nevojshme në njësitë A4 dhe A5 të Termocentralit Kosova A .

Bordi i Drejtorëve është njoftuar rreth statusit  të gjetjeve të menaxhmentit lidhur me rrethanat që kanë ndikuar në këtë aksident, dhe njëkohësisht ka ripërsëritur mbështetjen e organeve kompetente për të kryer hetim të plotë, me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës, cilësisë së shërbimeve ndaj klientëve dhe parandalimin e ndodhive të ngjashme në të ardhmen.

Bordi vlerëson se të gjithë akterët e sektorit energjetik duhet të njohin dhe përkrahin veprimet që është duke ndërmarr KEK-u, në tejkalimin e situatës emergjente në të cilën gjendemi për sa i përket stabilizimit të gjenerimit të energjisë.

Në këtë vijë, kërkohet një mirëkuptim edhe nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, që të  reflektojë në situatën e krijuar dhe të veprojë konform autorizimeve ligjore që ka.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)